0800 logo big Qendra e Informimit është një pikë referimi për njerëzit , fëmijët me probleme mendore e fizike dhe të moshuarit.
- Promovon mundësi dhe të drejta të barabarta për personat me aftësi ndryshe.
- Inkurajon përfshirjen e personave me aftësi ndryshe në shoqëri, duke i mbështetur.
- Mbron të drejtat e personave me aftësi ndryshe brenda shoqërisë sonë.


Duke telefonuar në numrin tonë të gjelbër 0800 8007 ju mund të informoheni dhe të gjeni mbështetje mbi:
  • Pensionin e invaliditetit, dokumentet e nevojshme dhe procedurat
  • Këshillime me këshilluesin ligjor
  • Këshillime me logopedin dhe këshilluesin e autizmit
 
Lexo me shume...
  • Trajnime - Ndihma e Parë
  • Kampi Veror
  • Ndihma e parë shpëton jetë

Vizitë studimore në Qendrën Sanctae Crucis – Tuz, Mal i Zi

Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, bashkë me përfaqësues të Bashkisë Shkodër, Perfekturës, DAR, përfaqësues të shkollës së fëmijëve me aftësi ndryshe, ka vizituar më 13 prill qendrën për fëmijët me aftësi ndryshe Sanctae Crucis, Tuz në Mal të Zi, një praktikë shumë e mirë dhe e vlerësuar nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Marshim sensibilizues në muajin e autizmit

Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese në muajin e autizmit, vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, në bashkëpunim me DAR Shkodër, organizuan më 8 prill, një marshim sensibilizues përgjatë pedonales Kolë Idromeno.

Së bashku në muajin e ndërgjegjësimit mbi autizmin

Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës është një Organizatë e cila ka si qëllim mbështetjen e personave në nevojë dhe të margjinalizuar pa paragjykim race, feje, apo aftësie.
Pranë zyrës së Malteser ndodhet “Qendra e këshillimit dhe e shërbimit Malteser”, e cila shërben që prej tre vitesh si pikë referimi për personat me aftësi ndryshe, veçanërisht për fëmijët. 

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra