Shtyp
PDF

Fighting Cancer

 Së Bashku në Luftë Kundër Kancerit

Urdhri i Maltës dhe IAEA në Luftën Kundër Kancerit
Më 28 shkurt 2012, Programi IAEA i Veprimit për Terapinë kundër Kancerit (PACT) dhe Urdhri i Maltës nisën një partneritet mbi kontrollin e kancerit duke u përqendruar në përballueshmërinë e radioterapisë për të gjithë.
Gjatë vizitës në IAEA, Kryetari Suprem i Urdhrit Ushtarak Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij Princi dhe Mjeshtri i Madh Fra' Matthew Festing, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të IAEA, Yukiya Amano.
Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Urdhrit të Maltës, Kancelari i Madh Jean-Pierre Mazery dhe Masud Samiei, Drejtor i PACT, nënshkruan Marrëveshjen Praktike për të mbështetur kontrollin e plotë të kancerit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
 
Çfarë është IAEA
IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) është qendra botërore e bashkëpunimit në fushën bërthamore. Ajo u ngrit si organizatë botërore “Atomet për Paqen” në vitin 1957 brenda familjes së Kombeve të Bashkuara. Agjencia punon me shtetet anëtare të saj dhe partnerët e shumtë në mbarë botën për të promovuar teknologjinë bërthamore të sigurt dhe paqësore.
Misioni i IAEA-së konsiston në: Sigurinë dhe Parrezikshmërinë; Shkencën dhe Teknologjinë, Masat mbrojtëse dhe Verifikimin.
 
Programi IAEA - PACT
PACT u krijua brenda IAEA-së në vitin 2004 për të ndërtuar mbi përvojën e Agjencisë në mjekësinë dhe teknologjinë e rrezatimit dhe, me një mision që t’u mundësojë vendeve në zhvillim që të prezantojnë, zgjerojnë ose përmirësojnë kapacitetin e kujdesit dhe të shërbimeve ndaj kancerit në një mënyrë të qëndrueshme. PACT e bën këtë duke integruar radioterapi në një program gjithëpërfshirës të kontrollit të kancerit që rrit efektivitetin dhe ndikimin terapeutik. PACT integron dhe radhit parandalimin e kancerit, shqyrtimin dhe zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kujdesin paliativ. Bazuar në Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, PACT gjithashtu adreson sfida të tjera, të tilla si mbështetje afatgjatë për edukim dhe trajnim të vazhdueshëm të profesionistëve të kujdesit ndaj kancerit në vendet në zhvillim.
 
Lufta Kundër Kancerit në Shqipëri
Me një popullsi prej rreth 3.1 milion njerëz dhe rreth 7 700 raste të reja të kancerit çdo vit, kërkesa e Shqipërisë për kujdes ndaj kancerit në masë të madhe e tejkalon kapacitetin në dispozicion. IAEA e ndihmon vendin në identifikimin e fushave prioritare për luftimin e kancerit dhe ka angazhuar fonde për blerjen e një makine radioterapie kobalt-60. PACT i IAEA-së dhe partnerët e saj e mbështesin Shqipërinë në trajnimin dhe edukimin e specialistëve të kancerit, si dhe në rritjen e vetëdijes në lidhje me përfitimet e një qasjeje holistike për ofruar përkujdesje ndaj kancerit. Megjithatë, shihet ende një nevojë e madhe për trajnimin dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.
 
Malteser Shqipëri në luftën kundër kancerit
Malteser Shqipëri dhe Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Shërbimin Onkologjik në QSUT, ka përgatitur postera mbi diagnostifikimin e kancerit të gjirit. Këta postera, botimi i të cilëve është mbështetur nga Malteser Shqipëri, janë shpërndarë në qendra shëndetësore.
Gjithashtu, është bërë edhe trajnimi i stafit mjekësor, i cili do të punojë në drejtim të diagnostifikimit të kancerit të gjirit me gratë e grupmoshave të ndryshme.
 
Sensibilizim publik për luftën kundër kancerit
Në kuadër të luftës kundër kancerit, Malteser Shqipëri, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, ka përgatitur, financuar dhe shpërndarë fletëpalosje mbi kancerin e gjirit dhe të mitrës. Gjithashtu, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik në Shkodër, ka organizuar një panair mbi sensibilizimin e grave dhe të vajzave të grupmoshave të ndryshme mbi mënyrat e kontrollit dhe të vizitave për kancerin e gjirit dhe të mitrës dhe ka shpërndarë fletëpalosje.
 
Related articles:
 
 
 
 
 
 
 
 
uterus cancer 1

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra