Shtyp
PDF

Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser – Takim me prindër të fëmijëve autikë

Përveç shërbimeve të ndryshme, të cilat Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser i zhvillon në mbështetje të njerëzve të lënë mënjanë, fëmijëve me probleme mendore dhe fizike, të moshuarve të paaftë, njerëzve me pak mundësi, në mënyrë që edhe ata të ndihen të barabartë me personat e tjerë, një vend shumë të rëndësishëm zë edhe trajtimi tri herë në javë i 22 personave autikë nga mosha 3 deri 16 vjeç, pothuajse të gjithë të spektrit autik. 
takimi prinder autizmi 1nNjë mbështetje shumë lehtësuese është edhe takimi që çdo muaj Qendra zhvillon me prindërit e këtyre fëmijëve autikë. Qëllimi i këtyre takimeve është ofrimi i informacioneve të ndryshme mbi ecurinë e fëmijëve të tyre, shkëmbim informacioni dhe përvoje mes vetë prindërve, apo zgjidhje e disa problemeve të ngritura nga takimet e mëparshme.
Të enjten, më 27 janar, në takimin e radhës, ishte i ftuar asistenti juridik, specialisti i sigurimeve shoqërore, duke qenë se prindërit nuk janë të njohur me legjislacionin në fuqi mbi shërbimet ndaj personave me aftësi të kufizuar. Ai u shpjegoi prindërve rrugën që ata duhet të ndjekin për të përfituar asistencën për invaliditetin si dhe shoqëruesin/kujdestarin, pasi një pjesë e tyre nuk e dinë që mund ta përfitojnë si shoqërues/kujdestar i fëmijës.
Të tjera çështje të diskutuara ishin: akomodimi i fëmijëve me probleme autike në kopshte; transporti i fëmijëve drejt qendrave të trajtimit ose shkollës speciale; nëse asistenti në klasën e fëmijës paguhet nga shteti; vështirësitë e edukatoreve se si të komunikojnë e t’i mësojnë sidomos fëmijët autikë, pasi u mungon trajnimi i nevojshëm; prania e një mësuesi të trajnuar në rastet e emergjencave për fëmijët autikë që kanë epilepsi; prania e psikologut në shkollat e rrethinave.
Tre fëmijë të Qendrës, të cilët janë në moshë për të filluar shkollën, do të asistohen në mënyrë sistematike në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe akomodimit të tyre pranë qendrave ku marrin shërbim, që në shtator t’i drejtohen arsimit fillor.

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra