Shtyp
PDF

Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser organizoi tryezën e rrumbullakët: “Personat me aftësi ndryshe në fokusin tonë”

Duke iu referuar fluksit në rritje të fëmijëve me aftësi ndryshe, si dhe rëndësisë e cilësisë së shërbimit që i jepet në institucionet përkatëse akomoduese, si ditore ashtu edhe rezidenciale, Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qendrën e Zhvillimit Shkodër organizuan tryezën e rrumbullakët një ditore me temë: “Personat me aftësi ndryshe në fokusin tonë”, më 28 mars 2014.
seminar qendra malteser 1n
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme: Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Shkodër, Z/v. Drejtori i Projektit “Shpresa”, Drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit Shkodër, Shkolla Speciale “3 dhjetori”, Bashkia Shkodër, Malteser Shqipëri, studentë e të interesuar,  të cilëve në fillim iu bë një paraqitje e shërbimeve të cilat ofrohen në institucionet përkatëse dhe më pas u prezantua një situatë vlerësuese mbi kapacitetet, mundësitë, nevojat, shërbimet dhe mënyra e informimit të këtyre institucioneve të cilat merren me trajtimin e personave me aftësi ndryshe, duke u fokusuar në shkëmbimin e informacioneve, ndërtimin e urave lidhëse mes institucioneve, si atyre të shërbimit ashtu edhe të qeverisjes, me qëllim rritjen dhe evidentimin e shërbimeve dhe të mundësive integruese të këtyre personave.
Në fund u vendos që takime të tilla të organizohen më shpesh, duke ftuar edhe aktorë të tjerë që të marrin iniciativa të tilla.
 

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra