Shtyp
PDF

Ndriço blu – Muaji Kombëtar i Sensibilizimit mbi Autizmin

Që të mund të theksohet nevoja në rritje për interesimin dhe sensibilizimit mbi autizmin, muaji prill është kremtuar që në vitet 1970 si Muaji Kombëtar i Ndërgjegjësimit mbi Autizmin.
autizmi sensibilizim 1nAutizmi është një aftësi ndryshe e zhvillimit që shpesh shihet brenda tre viteve të para të jetës së fëmijës. Përhapja e autizmit vazhdon të rritet, dhe është e rëndësishme ta përhapim të vërtetën mbi autizmin dhe të krijojmë një mjedis më të mirë për autikët duke organizuar ngjarje dhe aktivitete që janë si informuese ashtu edhe argëtuese. Shiriti i sensibilizimit në formë ‘puzzle’ është simboli i sensibilizimit të autizmit.
autizmi sensibilizim 2nMuaji Kombëtar i Sensibilizimit mbi Autizmin kremtohet me anë të deklarimeve presidenciale ose kongresesh, ngjarje dhe aktivitete ‘online’, aktivitete dhe ngjarje vendore, përmes anëtarësimeve, mundësive të  partneritetit, organizimeve të aktiviteteve të çdo vendi gjatë Muajit Kombëtar të Sensibilizimit mbi Autizmin etj,.
Malteser Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, po organizon një sërë aktivitetesh mbi sensibilizimin e autizmit. Bashkia është ndriçuar blu; një banderolë është vendosur para Bashkisë dhe postera e fletëpalosje u janë shpërndarë njerëzve në Shkodër.
Vullnetarët e Malteser Shqipëri do të organizojnë edhe aktivitete të tjera gjatë muajit prill për sensibilizimin mbi autizmin që t’i ndihmojnë njerëzit për ta kuptuar, për ta pranuar dhe për të treguar mbështetjen e tyre për këdo që i përket spektrit autik.

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra