Shtyp
PDF

“Fëmijët në spektrin e autizmit”- Seminar organizuar nga Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser

Sipas statistikave, një ndër njëqind persona vlerësohen të kenë Çrregullim të Spektrit Autik, një gjendje e përjetshme që karakterizohet nga vështirësi ndërveprimi social dhe interesash. Në Shqipëri numërohen 32.000 fëmijë dhe të rritur duke pasur parasysh se numri i tyre është në rritje.
seminar autism 1n
 
Aktivitete të ndryshme janë zhvilluar rreth sensibilizimit të autizmit për t’i ndihmuar njerëzit që të kuptojnë dhe të bëjnë të pamundurën për ata që vuajnë nga autizmi. Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser po punon shumë në këtë fushë, veçanërisht në punën me fëmijët autikë dhe familjet e tyre. Një nga ngjarjet më të mëdha është Muaji Kombëtar i Sensibilizimit të Autizmit në prill, gjatë së cilit janë mbajtur shumë aktivitete sensibilizuese.
Një aktivitet shumë i dobishëm mbajtur vitin e kaluar, ishte seminari trajnues tre ditor (27-29 maj 2013) me titull: “Fëmijët në spektrin e autizmit”, ku ishin ftuar të referonin dy eksperte nga Gjermania.
Malteser Shqipëri, Bashkia Shkodër dhe Qendra e Zhvillimit Shkodër, e kanë parë të arsyeshme që të mbajnë për të dytën herë (20-22 maj 2014) një seminar të ngjashëm teorik dhe praktik, me pjesëmarrjen e të  gjithë aktorëve të interesuar, prindër, terapistë, edukatorë, etj., me qëllim që t’u vijë në ndihmë evidentimit sa më të hershëm të rasteve si dhe rrugët e mënyrat më të mira të trajtimit më të mirë të fëmijëve të spektrit autik.
Në ditën e parë seminari do të fokusohet mbi autizmin, çfarë është autizmi, si diagnostifikohet, dhe terapia që duhet ndjekur; në ditën e dytë do të flitet mbi kompetencat sociale dhe komunikimin (sjelljet problematike, mbështetjet e dobishme, emocionet) dhe dita e tretë do të jetë një takim praktik në grupe mbi rastet e fëmijëve autikë, diskutime dhe në fund të ditës do të ketë një kohë konsultimesh me stafin dhe prindërit e fëmijëve autikë.
Znj. Anita Zacharias, pediatre dhe Znj. Monika Aly, trapiste, janë edhe një herë të ftuara që të referojnë  në këtë seminar.

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra