Shtyp
PDF

Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser feston me mbi 100 fëmijë me aftësi ndryshe

Çdo pasdite të javës, Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser mirëpret dhe trajton fëmijë me aftësi ndryshe, përveç shërbimeve të ndryshme të cilat ajo i zhvillon në mbështetje të personave të lënë mënjanë.
festa qendra 1ns
festa qendra 3n
festa qendra 2ns
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Gëzimi i një zemre dhe buzëqeshja në fytyrën e një personi që vuan, i jep domethënie aktiviteteve që vullnetarët e Qendrës organizojnë me shumë dashuri.
Afrimi i fundvitit do të thotë shumë punë e shumë organizime festash në Qendër. Vullnetarët janë gjithnjë në lëvizje e gjithnjë në kërkim të gjërave të reja për të festuar e për t’i argëtuar, sidomos fëmijët me aftësi ndryshe.
 
Viti 2014 u mbyll me një cikël aktivitetesh që vullnetarët e Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimit Malteser organizuan me mbi 100 fëmijë me aftësi ndryshe, të cilët trajtohen në Qendër, jetojnë tek Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza, apo ndjekin Kopshtin Malteser.
Festa me fëmijët me aftësi bdryshe të Qendrës është organizuar në mjediset e Malteser, ku fëmijët pjesëmarrës kanë kënduar, kërcyer bashkë me prindërit dhe edukatorët e tyre dhe në fund kanë marrë një dhuratë simbolike.
Ndërsa tek sheshi para Bashkisë Shkodër, vullnetarët, në ditë të ndryshme kanë organizuar aktivitete (këngë, kërcime, lojëra, face painting dhe ofrim ëmbëlsirash) me fëmijët e kopshtit Malteser, me vajzat e Misionareve të Bamirësisë dhe fëmijë të tjerë pjesëmarrës.
 
 
 
 
 
 
 
 

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra