Shtyp
PDF

Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës asiston të sëmurët dhe personat me aftësi ndryshe në Ditën Botërore të të Sëmurëve

Vullnetarët dhe Skuadra e Ndihmës së Parë e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës kanë qenë në lëvizje gjatë ditës së 11 shkurtit, në Ditën e 23-të Botërore të të Sëmurëve, duke asistuar të sëmurët dhe personat me aftësi ndryshe gjatë dy Meshëve të kremtuara në Katedralen “Nënë Tereza” në Laç Vau-Dejës, kremtuar nga Sh.T. Imzot Lucjan Avgustini, dhe në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër, kremtuar nga Sh.T. Imzot Angelo Massafra.
11 shkurti është Dita Botërore e të Sëmurëve, e cila u caktua në vitin 1992 nga Papa Gjon Pali II, si një mënyrë që besimtarët të ofrojnë lutje për ata që vuajnë nga sëmundjet. Dita koincidon me festën e Zojës së Lurdit, e zgjedhur për faktin se shumë shtegtarë dhe vizitorë të Lurdit janë shëruar vazhdimisht nga ndërhyrjet e Zojës së Bekuar.
Njerëz kudo në botë gjejnë kohë për t’u lutur gjatë kësaj dite për të sëmurët dhe për ata që punojnë shumë për të lehtësuar vuajtjet e të sëmurëve.
Vullnetarët e Malteser transportuan të sëmurët dhe personat me aftësi ndryshe nga “Shtëpia e Bamirësisë” në Vau Dejës, dhe “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza” në Shkodër, për në Katedrale dhe anasjelltas, ndërsa Skuadra e Ndihmës së Parë u kujdesua për ta.
 
zoja lurdit 1nszoja lurdit 2nszoja lurdit 3ns
 
 
 

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra