Shtyp
PDF

“Loja në spektrin e autizmit” - Trajnim në Qendrën e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit mbi autizmin, pranë Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimit Malteser u realizua trajnimi i radhës me prindër të fëmijëve autikë, në të cilin u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me lojën e fëmijëve ne spektrin e autizmit.
Ky trajnim ishte konceptuar të zhvillohej në dy plane: atë teorik dhe praktik. Në fillim prindërve iu prezantuan disa komponentë teorikë mjaft të rëndësishëm lidhur me disa veçori karakteristike të autizmit, si dhe të ndërtimit të lojës, siç janë: “Çfarë është loja”, “Si të angazhohemi”, “Cilat janë hapat e parë”,  “Stimujt vizualë”, “Përforcuesit” etj.. Më pas u kalua në konkretizimin e asaj që u prezantua, duke paraqitur ide të ndryshme, në mënyrën e realizimit të disa aktiviteteve dhe lojërave, të cilat pa ndonjë kosto janë shumë efektive në zhvillimin e fëmijës në disa aspekte si: gjuhësor, motorik, konjuktiv, rritjen e nivelit  të përqendrimit dhe të bashkëpunimit. Në fund u diskutua rreth disa çështjeve, të cilat kanë të bëjnë me rastet e veçanta, ku vlen të përmendet shumë paraqitja e eksperiencave të ndryshme nga prindërit në rastet e trajtuara. 
 
autizmi trajnim 1n
autizmi trajnim 2n 

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra