Shtyp
PDF

Shtegtim i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës në Lurdë

Më 11 shkurt, Kisha Katolike kremton festën e Zojës së Lurdit. Historia e kësaj dite nis në vitin 1858, kur Zoja iu shfaq një vajze të re, Bernardetës, në Lurdë të Francës. Përmes disa të shfaqurave, Maria iu zbulua vajzës si “Të Zënët e Papërlyer”.
Që nga kjo kohë e më sot, të panumërta janë shtegtimet e njerëzve në këtë vend të bekuar e shërues, të cilët vijnë anekënd botës, të sëmurë në trup e në shpirt, për t’u lutur e për të gjetur shërim.
Për 57 vite, në javën e parë të muajit maj, rrugët e Lurdit mbushen edhe me shtegtarë të Organizatës së Urdhrit të Maltës.
Edhe këtë vit, vullnetarë, të sëmurë dhe anëtarë të Urdhrit nga 40 vende të botës kanë qenë pjesë shtegtimit të 57-të të Urdhrit të Maltës, shtegtim i cili i shkon shumë misionit “Dëshmia e të Krishterëve dhe ndihma për nevojtarët”. Mes tyre ishin edhe 16 pjesëmarrës të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, bashkë me 2 persona të sëmurë.
Grupi shqiptar u udhëhoq nga presidenti i Urdhrit, Imzot Lucjan Avgustini dhe drejtuesi shpirtëror, Fra Gazmend Tinaj.
Gjatë qëndrimit në Lurdë, anëtarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës ishin pjese e programit të shtegtimit. Në Meshën ndërkombëtare,  e cila u kremtua në Bazilikën e Shën Piut X, në procesionet dhe lutjet e përbashkëta të zhvilluara gjatë tre ditëve, ishin të pranishëm 25000 shtegtarë të Urdhrit të Maltës nga e gjithë bota.
Kjo ishte një përvojë e mrekullueshme për Organizatën Shqiptare të Urdhrit të Maltës dhe në mënyrë të veçantë për dy personat me aftësi ndryshe, të cilët ishin pjesë e grupit tonë.
 
lurde 1n
lurde 2nlurde 3nlurde 4n 

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra