Shtyp
PDF

“Autizmi në klasën tuaj”

Në kuadrin e aktiviteteve sensibilizuese mbi paaftësinë, ditën e premte, më 16 tetor, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Malës, në bashkëpunim me DAR Shkodër, DAR Lezhë si dhe Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë Shkodër, organizuan në ambientet e bibliotekës ''Marin Barleti'' tryezën e rrumbullakët me temë: ''Autizmi në klasën tuaj''.
autizmi klase 1nKy aktivitet kishte në fokus prezantimin e broshurës “Autizmi në klasën tuaj”, botim i dytë i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, pas botimit të  M-Chat në fushën e autizmit. 
Gjatë kësaj tryeze u bë një prezantim i shkurtër i materialit të broshurës dhe më pas u diskutua mbi çështjet të cilat kanë të bëjnë me evidentimin dhe integrimin e fëmijëve të spektrit të autizmit në institucionet arsimore. Përveç përfaqësuesve të DAR Shkodër dhe DAR Lezhë, morën pjesë edhe mësues e psikologë të shkollave të ndryshme të qytetit të Shkodrës, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të cilët punojnë veçanërisht me fëmijë. 

autizmi klase 2nPjesëmarrësit patën mundësi të sjellin eksperiencat e tyre, vështirësitë që kanë në infrastrukturë si: mungesë të mësuesit mbështetës, mungesë informacioni mbi autizmin, vështirësi në hartimin e planeve, mungesë në disa raste të psikologut në shkolla, mungesë në programe të ndryshme të individualizuara për fëmijët e spektrit të autizmit etj.
Gjithashtu ata evidentuan arritjet dhe vështirësitë të cilat shoqërojnë sistemin shëndetësor dhe arsimor në qytetet tona në këtë fushë.  Në fund të tryezës u sugjerua që takime të tilla të bëhën përsëri në mënyrë që të diskutohet se si mund të përmirësohen problematikat e dala nga ky takim.
Pjesëmarrësve iu shpërndanë botimet e qendrës dhe iu kërkua që edhe ata të japin ndihmesën e tyre se ku mendojnë se organizata jonë mund t’i asistojë në të ardhmen.
 
 

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra