Shtyp
PDF

“Lamtumirë Kopshti im!”

Klasat e kopshtit “Malteser” janë pushtuar nga ylberi shumëngjyrësh i festës së fundvitit. Qershori nuk sjell për ta vetëm festën fëminore, por edhe të mbylljes së vitit shkollor, edhe të përcjelljes së shokëve më të rritur, të cilët, në shtator, do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
24 fëmijë i kanë dhënë lamtumirën  kopshtit të tyre, shokëve më të vegjël, përmes një atmosfere festive, të përgatitur me aq kujdes nga mësueset e tyre. Këngët, vallet, lojërat, recitimet, i kanë lënë vendin dramatizimeve “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” të luajtur aq bukur nga aktorët e vegjël.
Festa është mbyllur me ceremoninë e marrjes së diplomave, hedhjes tradicionale të kapeleve në ajër dhe përqafimeve të përlotura e plot emocion të fëmijëve me njëri-tjetrin dhe mësueset e tyre.
 
lamtumire 1nslamtumire 2nslamtumire 3ns

 
 
 
 
 
 
 
 
lamtumire 4nslamtumire 5nslamtumire 6nslamtumire 8nslamtumire 9nslamtumire 10nslamtumire 11ns
 
 
 

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra