Shtyp
PDF

First Aid


first aid volunteerfirst aid police firstaidschools2small
Malteser Shqipëri është një organizate humanitare (OJF) e cila vepron në Shqipëri që prej vitit 1995 dhe ka një përvojë të gjerë në realizimin e projekteve të “Edukimit Shëndetësor”. Pranë kësaj organizate ka mjaft ekspertë të cilët janë të specializuar në dhënien e kurseve të Ndihmës së Parë.
Në rrjedhën e ekzistencës së vet Malteser Shqipëri ka kryer dhe kryen trajnime të vazhdueshme në Ndihmën e Parë, kryesisht për:
•    Anëtarët e Stafit të Malteser
•    Vullnetarët e Malteser
•    Anëtarë të Stafit të disa organizatave
•    Në vitin 2002, është realizuar trajnimi i nxënësve të shkollave në fshatrat Guri i Zi, Rragam e Zadrimë.
•    Në vitin 2006 është realizuar një projekt-pilot për të trajnuar policë, oficerë dhe zjarrfikës në Ndihmën e Parë në Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës dhe Lezhë.
•    Në vitin 2007, janë trajnuar rreth 900 forca të policisë rrugore të Komisariatit Dibër, Shkodër, Lezhë dhe Elbasan.
•    Në 2008 është zbatuari projekti–pilot “Shërbimi i Ndihmës së Parë” në shkolla. Janë trajnuar 180 nxënës në ofrimin e Ndihmës së Parë në 1 shkollë të mesme në Lezhë dhe në 1 shkollë 9-vjeçare dhe në 1 shkollë të mesme në Shkodër.
•    Në 2012-2013, u zbatua viti i parë i projektit “Trajnimi i Ndihmës së Parë në Shkolla” për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Lezhë dhe Shkodër. U përzgjodhën 5 shkolla në Lezhë dhe 10 shkolla në Shkodër. U trajnuan 280 nxënës si ofrues të ndihmës së parë dhe 40 nxënës janë certifikuar si trajnues të ndihmës së parë për nxënës të shkollave të tyre.
 
 
Ndihma e parë në shkolla
 
 
 
 
 
 
 
 

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra