Shtyp
PDF

Kopshti Malteser

kopshti malteserNë Janar 2010 Malteser Shqipëri filloi realizimin e projektit të një Kopshti për fëmijët në nevojë, që nuk janë të integruar në shoqëri dhe për ato familje të cilat nuk mund të përballojnë kopshtet private, sepse janë të shtrenjta dhe shteti nuk i mbulon nevojat e tyre.
Ky kopsht është një projekt i cili po realizohet falë ndihmës së Malteser Hospitaldienst Austri dhe ish Ambasadorit të Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Prof. Dr. Günther Granser, për një periudhë tre vjeçare, dhe ofrimi i klasave falas nga Bashkia e Shkodrës. Kopshti, i cili gjendet në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Mati Logoreci”, mirëpret rreth 60 fëmijë të ndarë në dy grupe sipas moshës së tyre, nga 7.30-14.00 nga e hëna në të premte dhe janë dy mësuese e një  asistente (me detyrën për të ndihmuar fëmijët gjatë ngrënies, aktiviteteve, për të ndihmuar mësueset etj.) të cilat e drejtojnë kopshtin. Gjatë vitit shkollor, mësueset ndjekin një program dhe plan të përpiluar sipas programit mësimor të aprovuar nga Ministria e Edukimit në Shqipëri. Programi edukativ ndërthuret me programet zbavitëse dhe ekskursione të ndryshme.
Për familjet e këtyre fëmijëve, ky kopsht është një rast i mirë, duke marrë parasysh që ata do të duhej t’i dërgonin fëmijët e tyre në kopshte private, apo t’i linin në shtëpi.
 
Aktivitete te Kopshtit "Malteser"
 
 
 
 
 

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra