“Fëmijët në spektrin e autizmit” – seminar trajnues në kuadër të aktiviteteve të “Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimit Malteser”

Dr. Anita Zacharias, pediatre dhe Dr. Monika Aly, terapiste, nga Gjermania, janë ftuar për të tretën herë nga “Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser”, për të referuar në seminarin “Fëmijët në spektrin e autizmit”, i cili është organizuar nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.