Shtyp
PDF

Dita e të sëmurëve

Më 11 shkurt, kushtuar të sëmurëve, ishte një ditë shumë e ftohtë me borë. Mesha e të sëmurëve u organizua në Katedralen e Shkodrës dhe u kremtua nga Imzot Angelo Massafra, famullitari dhe meshtarë të tjerë.
dayofthesick1smallNë Shkodër, disa nga vullnetarët ishin të angazhuar që të bashkëpunonin me Motrat e Nënë Terezës “Misionaret e Bamirësisë” për të transportuar fëmijët e sëmurë të shtëpisë së Motrave dhe të sëmurë të tjerë apo të moshuar nga shtëpitë e tyre për në Katedrale dhe kthim.
Në fund të Meshës, kremtuesit falënderuan të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e Meshës, dhe një falënderim i veçantë iu dha vullnetarëve të Malteser që në një ditë kaq të ftohtë ata ishin në shërbim të njerëzve në nevojë.
 Gjatë Meshës ishin të pranishëm gjashtë vullnetarë të Malteser dhe dy makina. Vullnetarët e tjerë ishin të angazhuar në situatën emergjente që po kalon rajoni ynë

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra