Shtyp
PDF

Aktivitet argëtues me vajzat e MB

Me rastin e festës së gruas, vullnetarët e Malteser Shqipëri në bashkëpunim me Motrat e Nënë Terezës kanë organizuar një ekskursion në Tiranë me vajzat që jetojnë në shtëpinë e “Misionareve të Bamirësisë”.
mcgirlstotirana1smallMe 8 Mars, në mëngjes vajzat të shoqëruara nga gjashtë vullnetarë të Malteser dhe dy Motra udhëtuan për në Tiranë.
Gjatë udhëtimit, ato u argëtuan në shoqërinë e muzikës dhe të lojërave të drejtuara nga vullnetarët e Malteser. Sapo mbërritëm në qendrën e “City Park” në Tiranë, vajzat të ndihmuara nga vullnetarët filluan të praktikonin patinazhin në një nga pistat e patinazhit. Në drekë, atyre iu ofruan pije dhe pica nga vullnetarët që ndihmuan ne realizimin e këtij aktiviteti. Në këtë aktiviteti morën pjesë një numër i konsiderueshëm i vajzave, të cilat kaluan disa orë të këndshme në shoqërinë e vullnetareve tona
Kjo ditë ishte shumë e veçantë dhe mbresëlënëse për vajzat dhe vullnetarët gjithashtu.

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra