Shtyp
PDF

Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë

Me rastin e festës së 100-vjetorit të Pavarësisë, Malteser Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën e Zhvillimit dhe shkollën 9-vjeçare “Shpresa për të ardhmen” në Shkodër, organizoi një aktivitet me persona me aftësi ndryshe të Qendrës së Zhvillimit dhe Shtëpisë “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza”.

Shkolla “Shpresa për të ardhmen” u bë mikpritëse e personave me aftësi ndryshe, duke shfaqur për ta një dramë të titulluar “Rozafat” dhe disa këngë të përshtatshme për festën e Pavarësisë.
Transportimi i personave u bë i mundur nga stafi dhe vullnetarë të Malteser. Një pjesë u transportua nga Qendra e Zhvillimit tek Shkolla me anë të makinave të Malteser dhe personat në karrige me rrota u transportuan në këmbë.
Atmosfera e krijuar ishte një mundësi modeste që edhe këta persona të ndihen të barabartë me të gjithë ne!
aktiviteti pak 1aktiviteti pak 2aktiviteti pak 3aktiviteti pak 4aktiviteti pak 5aktiviteti pak 6aktiviteti pak 7aktiviteti pak 8

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra