Shtyp
PDF

Malteser feston me fëmijë me aftësi ndryshe

Ngadalë-ngadalë, viti po prek ditët e tij të tij të fundit. Dhjetori tashmë ka trokitur. Është muaji i mbushur plot festime. Krishtlindja është gëzimi më i madh. Fëmijët e shijojnë më shumë se të gjithë.
Ata do t’i shohësh në çdo shtëpi tek përgatisin e zbukurojnë pemën e dashur të Krishtlindjes, sepse për ta Krishtlindja është dëbora, pema e zbukuruar, dritat shumëngjyrëshe, Betlehemi...
Ne të rriturit e dimë se Krishtlindja nuk është dëbora, nuk është pema, nuk është zbukurimi, nuk është vetëm gëzimi i përkujtimit të lindjes së Jezu Krishtit. Është përjetimi se gëzimi i Krishtlindjes është lidhja më e fortë mes nesh dhe të tjerëve si akt dhurimi, i ofrimit, që rrjedh nga dashuria, ashtu si Hyji na e dha një të vetmin Birin e Vet.
Duke pasur parasysh një gjë të tillë, Malteser dëshiron të jetë edhe në këtë kohë të Ardhjes pranë atyre personave të cilët njerëzit i kanë lënë mënjanë, i kanë braktisur, pranë atyre personave të cilët ngrohen vetëm nga një buzëqeshje, nga një shtrëngim dore, nga një përqafim.
Ka vite që Malteser organizon çdo javë aktiviteteve të ndryshme sociale me persona të kësaj kategorie, ku vullnetarët e saj përkushtohen me shumë dëshirë dhe janë ndër veprimtaritë kryesore në fushën sociale. Kësaj radhe, Malteser, me vullnetarët e vet është gjendur pranë fëmijëve dhe të rinjve me aftësi ndryshe në Qendrën e Zhvillimit në Shkodër. Në këtë qendër trajtohen 60  fëmijë dhe të rinj, të cilët jetojnë në qendër dhe 40 të tjerë të cilët janë në trajtim ditor. Fëmijët, me ndihmën e mësuesit të muzikës, kishin përgatitur një program me këngë për festën e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri. Vullnetarët e Malteser festuan bashkë, duke kënduar e duke luajtur me ta dhe i ndihmuan që të zbukuronin tri pemë për tri ambiente të ndryshme të Qendrës. Gjithashtu fëmijëve iu ofruan edhe ëmbëlsira. Aktiviteti u financua nga Malteser Shqipëri.
christmass tree decoration 7cristmass tree decoration 7.1christmass tree decoration 1christmass tree decoration 2christmass tree decoration 4christmass tree decoration 5cristmass tree decoration 8

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra