Shtyp
PDF

Të dhurosh nga vetja...

Kanë mbetur edhe shumë pak ditë nga kremtimi i festës së Krishtlindjes. Tashmë njerëzit nxitojnë t’i japin fund përgatitjeve që kanë mbetur. Duket se gjithçka është e përkryer. Të gjithë duan që të jenë bashkë me familjet e tyre për ta përjetuar sa më plotësisht këtë festë e cila rrezaton vetëm dashuri e mirësi.

Megjithatë për shumëkënd, kjo festë sjell trishtim, sepse janë larg të dashurve të tyre, ose të braktisur...
Tek shtëpia “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza” motrat kujdesen shumë për fëmijët dhe vajzat me aftësi ndryshe, të cilëve mundohen t’u japin ngrohtësinë dhe dashurinë që u mungon. Një ndihmesë të veçantë japin edhe vullnetarët e Malteser, të cilët çdo javë janë pranë tyre me aktivitete të ndryshme. Nuk kanë munguar as në përgatitjet dhe në festën e Krishtlindjes, e cila ka filluar paradreke dhe ka zgjatur për disa orë.
Së pari, vullnetaret janë marrë me estetikën e vajzave të rritura, u kanë prerë flokët, i kanë krehur dhe i kanë ndihmuar të vishen bukur, ndërsa djemtë kanë ndihmuar në zbukurimin e shtëpisë së vajzave, duke rregulluar edhe Betlehemin.
Më pas gjithçka është veshur nga velloja festive. Vajzat kishin përgatitur këngë e kërcime si falënderim për çdo moment që vullnetarët e Malteser janë të pranishëm në jetën e tyre me aktivitete dhe festime. Por edhe vullnetarët kishin përgatitur diçka ndryshe nga herët e tjera. Njëri prej tyre, kishte marrë violinën me vete dhe luajti disa pjesë të muzikantëve të shquar botërorë. Pas shijimit të muzikës, të gjithë bashkë kanë kënduar, kërcyer e festuar. Ashtu si vajzat, edhe vullnetarët e kanë përjetuar bukur të festuarit me ta, sepse të japësh nga vetvetja është gëzim, por edhe të marrësh është një përvojë e veçantë. Të kuptosh se jeta nuk ofron gjithçka, të kuptosh rëndësinë e të qenit bashkë me persona që vuajnë dhe të bashkëndash me ta, është më bukur se të kesh gjithçka materiale për vete. Dashuria është ajo që për njeriun vlen...
christmas activity mc girls 1christmas activity mc girls 2christmas activity mc girls 3christmas activity mc girls 4christmas activity mc girls 5christmas activity mc girls 6christmas activity mc girls 7christmas activity mc girls 8christmas activity mc girls 9christmas activity mc girls 10

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra