Shtyp
PDF

Dita e Zojës së Lurdit – dita e të Sëmurëve

Më 11 shkurt, Kisha Katolike kudo në botë kremton festën e Zojës së Lurdit.
Zoja e Lurdit është një titull i Zojës së Bekuar vënë nga katolikët romakë në nder të të shfaqurave mariane të cilat kanë ndodhur në Lurdë, Francë.

Më 8 dhjetor 1854, Papa Piu IX shpalli dogmën e Të Zënit pa Mëkat të së Lumes Mari Virgjër. Më 11 shkurt 1858, një zonjë iu shfaq Bernadette Soubirous, një vajze 14 vjeçare, e cila vinte nga një familje e varfër. Zonja iu shfaq në një shpellë të Massabielle, pak kilometra larg  qytetit, ndërsa po mblidhte dru zjarri me të motrën dhe një shoqe. Të shfaqurat vazhduan edhe më pas. Gjatë dukjes së 25 marsit, zonja u identifikua me fjalët “Ujë jam Të Zënët e Pamëkat.”
Përmes asaj vajze të thjeshtë e të përvuajtur Maria e rigjallëroi dhe vazhdon ta rigjallërojë fenë e milionave besimtarëve. Njerëz të shumtë nga në gjitha vendet e Francës dhe nga e gjithë bota filluan të shtegtojnë në Lurdë. Festa e Zojës së Lurdit u bë e njohur në botë më 1907 dhe njihet ndryshe edhe si Dita botërore e të Sëmurëve.
Përveç shtegtimit në Lurdë, e cila bëhet gjatë gjithë vitit, por veçanërisht ditën e të sëmurëve, më 11 shkurt, besimtarë të shumtë mblidhen në kishë në vendet e tyre për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë e cila kremtohet me rastin e kësaj feste posaçërisht për të sëmurët.
Malteser Shqipëri ndihet e lidhur ngushtë me këtë festë, pasi ajo është vazhdimisht e përfshirë në aktivitete të ndryshme edhe me të sëmurë.
Në Katedralen Nënë Tereza, në Laç-Vau i Dejës, Malteser mori pjesë në Meshën e Shenjtë për të sëmurët, e cila u kremtua në ora 10.30 nga Imzot Lucian Avgustini, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës dhe President i Malteser Shqipëri në bashkëkremtim me meshtarë të kësaj dioqeze në prani të besimtarëve dhe të sëmurëve, të cilët kishin ardhur me gjithë të ftohtin dhe motin e keq në zonat e tyre.
Ndërsa në Shkodër Mesha e të sëmurëve u organizua në Katedralen e Shën Shtjefnit në ora 15.00 dhe u kremtua nga Imzot Angelo Massafra, në bashkëkremtim me famullitarin e kësaj kishe dhe meshtarë të tjerë.
Vullnetarët e Malteser bashkëpunuan me Motrat Misionare të Bamirësisë Nënë Tereza për të transportuar fëmijët e sëmurë nga shtëpia e Motrave në Katedrale dhe kthim
Në fund të Meshës, si në Sapë, ashtu edhe në Shkodër, kremtuesit i falënderuan të gjithë ata që ndihmuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e Meshës, duke falënderuar edhe Malteser Shqipëri, e cila jep një kontribut të veçantë në ndihmë të të sëmurëve.
 
feast lourdes 1v feast lourdes 4v feast lourdes 6v                          feast lourdes 2v               feast lourdes 3v              feast lourdes 5v

     

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra