Shtyp
PDF

Trajtimi i personave autikë në Qendrën Komunitare

Qendra e Komunitetit dhe Kompetencës për persona të privuar nga shoqëria vazhdon aktivitetin e saj në mbështetje të njerëzve të lënë mënjanë, fëmijëve me probleme mendore dhe fizike, të moshuarve të paaftë, njerëzve me pak mundësi, përmes së cilës kërkon të promovojë mundësi të barabarta dhe të drejta të barabarta për njerëz me aftësi ndryshe, pranueshmëri nga shoqëria, siguri në transport, punësim, arsimim dhe liri nga abuzimet.
qendra autizmit 1nKy aktivitet zhvillohet edhe në bashkëpunim me Qendrën e Zhvillimit Rajonal Shkodër. Në këtë qendër trajtohen 60  fëmijë dhe të rinj, të cilët jetojnë aty dhe 40 të tjerë të cilët janë në trajtim ditor. Malteser e mbështet Qendrën me një logoped dhe me aktivitete të ndryshme të vullnetarëve të vet me fëmijët me aftësi ndryshe të cilët trajtohen aty.

“Të ndryshëm, por të barabartë” është motoja që e udhëheq punën dhe aktivitetin e Malteser me këtë grup njerëzish.

Një ndër pikat e rëndësishme të Qendrës së Komunitetit është edhe aktiviteti që bëhet me  personat autikë. Këto aktivitete, të cilat zhvillohen në qendër fillojnë me vlerësimet si më poshtë:

*    Vlerësim i përgjithshëm i fëmijës
*    Vlerësim i çrregullimeve të spektrit autik
*    Vlerësim i detajuar i nivelit të zhvillimit
*    Vlerësim i  nevojave specifike të fëmijës
*   Trajtim logopedik 

qendra autizmit 2nQëllimi i aktiviteteve është që fëmijët të fitojnë elementët bazë të komunikimit nëpërmjet trajtimit logopedik, si një ndër faktorët kryesorë socialë të integrimit në shoqëri. Duke i lënë hapësirë integrimit të tyre në ambiente të tjerë, siç janë kopshtet dhe shkollat, terapia është menduar që të zhvillohet pasditeve, si mbështetje e veçante e specializuar për fëmijët, prindërit dhe edukatoret qe punojnë me këta fëmijë.
 
Terapia është individuale. Ajo zhvillohet në seanca që zgjat 45 minuta me secilin fëmijë. Kjo terapi individuale ndërthuret herë pas here me terapi grupi të përbërë prej dy-tre fëmijësh të përzgjedhur sipas aftësive që ata kanë, duke  zhvilluar kështu edhe aftësi të tjera bashkëvepruese dhe komunikuese.
 
Janë 21 persona nga mosha 3 deri 16 vjeç, të cilët trajtohen në Qendër dhe janë pothuajse të gjithë të spektrit autik. Qendra funksionon dy herë në javë, sipas një grafiku të përcaktuar nga terapisti.

qendra autizmit 3nNjë vend i veçantë i është dhënë edhe takimit me prindër, të cilët janë të interesuar për ecurinë e fëmijës së tyre si edhe mbi mënyrën dhe teknikat e nevojshme për vazhdimësinë e punës. Takimet me prindër zhvillohen një herë në dy muaj, për të vlerësuar edhe ecurinë e fëmijës. Gjatë këtyre takimeve shkëmbehen mendime në një fushë të gjerë veprimi si: bashkëpunimi prindër-edukator-terapist, vështirësitë që ndeshen në integrimin e fëmijëve në ambientet shkollore dhe parashkollore, informacione mbi autizmin, rrugët ligjore të përfitimit të KMCAP e shumë probleme të tjera, të cilat evidentohen dhe shqetësojnë prindërit.

Të gjithë këta fëmijë trajtohen nga një logopedist, i cili bën pjesë në stafin vlerësues të fëmijëve të spektrit autik dhe si i tillë bën vlerësimet e nevojshme mbi aftësitë, nevojat, teknikat e ndërhyrjes dhe në bazë të këtyre të dhënave harton një plan, i cili aplikohet tek fëmijët dhe që ka të bëjë me ecurinë e fëmijës dhe vazhdimësinë e terapisë. Kjo gjë realizohet gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, duke i lënë hapësirë veprimi sugjerimeve të tyre.

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra