Shtyp
PDF

Një festim ndryshe i Pashkëve

Pashkët janë kremtimi më i vjetër dhe më i rëndësishëm për të krishterët, që përkujton ringjalljen e Jezu Krishtit, pas vdekjes së tij në kryq.

pashket  qendrazh nPërveç kremtimeve Liturgjike, të cilat janë shumë të veçanta gjatë kësaj kohe, të krishterët kanë një traditë të ndarjes së vezëve. Vezët janë një simbol tradicional i pjellorisë dhe rilindjes. Për të krishterët veza është një përkujtim i daljes së Jezusit nga varri. Zakonisht vezët e Pashkëve ngjyrosen me të kuqe për të simbolizuar gjakun e Jezusit.

Në kuadër të kremtimeve të Pashkëve, këtë vit Malteser Shqipëri ka menduar të organizojë diçka ndryshe nga vitet e tjera.

 Vullnetarët e Malteser i kanë ngjyrosur vezët e Pashkëve dhe i kanë vendosur në shporta duke i shoqëruar edhe me njëpashket  komuniteti n kartolinë urimi. Ata ia kanë ofruar këto vezë personave që jetojnë në Qendrën Rajonale të Zhvillimit, tek Shtëpia “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza” tek Qendra Rezidenciale për persona me aftësi ndryshe në qytetin e Shkodrës dhe tek Shtëpia e Bamirësisë në Laç Vau Dejës.

Në Fshatin e Paqes në Shkodër, vullnetarët e Malteser dhe fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian kanë ngjyrosur së bashku vezët e Pashkëve.

Vullnetarët e Malteser gjithashtu kanë ofruar vezë për njerëz në rrugët kryesore të Shkodrës, veçanërisht për pjesëmarrësit në një panair të artizanatit të mbajtur gjatë kohës së Pashkëve.

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra