Shtyp
PDF

Ekskursion me vajzat dhe fëmijët me aftësi ndryshe

Pranvera ka sjellë me vete një mot të ngrohtë dhe një atmosferë të ngrohtë për njerëzit. Ata që e ndjenë më shumë janë fëmijët dhe të rinjtë, të cilët mezi presin që të bëjnë lojëra dhe aktivitete të ndryshme në natyrë.

mc excursion 1nnVajzat dhe fëmijët me aftësi ndryshe të cilat jetojnë në shtëpinë “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza” në Shkodër, e dinë që kjo është një stinë për shëtitje dhe ekskursione me vullnetarët e Malteser, dhe kjo gjë u pëlqen shumë.
Kësaj radhe, vullnetarët e Malteser e kanë organizuar ekskursionin për vajzat e rritura dhe fëmijët me aftësi ndryshe në dy ditë. Destinacioni është Shiroka, një vend i mrekullueshëm me liqenin dhe peizazhin mahnitës.
Ditën e parë, më 7 maj, ekskursioni u organizua për vajzat emc excursion 2n rritura. Pasi arritën në vend, vajzat bënë një shëtitje në bregun e liqenit, u kënaqën me ujin dhe lojëra të ndryshme. Para se të largoheshin, shijuan edhe akullore.
Ditën e dytë, më 8 maj, ishte radha e fëmijëve. Ata u kënaqen me lojëra dhe motin e këndshëm të fshatit Shirokë. Më pas ata bënë një shëtitje përgjatë pedonales në hyrje të Shkodrës, mes një pamjeje të mrekullueshme të lumenjve dhe liqenit. Edhe fëmijët shijuan akullore.
Vullnetarët ishin të lumtur në shoqërinë e vajzave dhe fëmijëve me aftësi ndryshe. Kjo është një mënyrë për t’u treguar atyre se edhe pse ata kanë disa kufizime, përsëri janë të barabartë me çdo njeri tjetër.

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra