Shtyp
PDF

Shtegtim me persona me aftësi ndryshe dhe të moshuar në Shenjtëroren e Shën Antonit

Çdo vit, në shenjtëroren e Shën Antonit në Laç të Kurbinit shtegtojnë me qindra e mijëra njerëz të besimeve të ndryshme, të cilët janë të përkushtuar ndaj këtij shenjti, veçanërisht gjatë kohës së përgatitjes për festën e tij (njohur ndryshe, 13 të Martat e Shën Antonit), e cila kulmon më 13 qershor, përkujtimin e vdekjes së tij (13 qershor 1231).

pilgrimage st anthony2nËshtë bërë tashmë traditë edhe shtegtimi me persona me aftësi ndryshe dhe të moshuar në këtë Shenjtërore, i cili organizohet nga Dom Martin Tompson, famullitari i kishës së “Shën Kollit” në Shkodër, në bashkëpunim me Motrat Françeskane Misionare të Zemrës së Krishtit, të cilat shërbejnë në këtë famulli.
Këtë vit shtegtimi u organizua më 16 maj. Pesëmbëdhjetë persona me aftësi ndryshe dhe të moshuar u shoqëruan nga Dom Martini, motër Kristiana dhe gjashtë vullnetarë të Malteser Shqipëri. Vullnetarët e Malteser i ndihmuan personat me aftësi ndryshe dhe të moshuarit që të ngjiteshin në Shenjtëroren e Shën Antonit. Të gjithë së bashku u lutën dhe morën pjesë në Meshën e Shenjtë të kremtuar nga Dom Martini.
pilgrimage st anthony1nFesta e Shën Antonit është një ditë mjaft e veçantë edhe për popullin shqiptar, veçanërisht për ata besimtarë të cilët kanë një përkushtim të thellë për këtë shenjt mrekullibërës.
Shën Antoni, (15 gusht 1195 – 13 qershor 1231), i njohur ndryshe edhe Shën Antoni i Padovës, ishte një meshtar katolik portugez i cili i përkiste bashkësisë së fretërve Minorë O.F.M. U lind dhe u rrit në një familje të pasur në Lisbonë. U shqua si predikues energjik dhe njohës i zoti i Shkrimit Shenjt. Është shenjti i dytë i kanonizuar shumë shpejt (pas Shën Pjetrit të Veronës) dhe u shpall Doktor i Kishës më 16 janar 1946 nga Papa Piu XII. Shën Antoni nderohet në të gjithë botën si Shenjti Mbrojtës i të humburve, dhe i atribuohen shumë mrekulli të cilat përfshijnë njerëz të humbur, gjëra të humbura, madje edhe shpirtra të humbur.

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra