Shtyp
PDF

“Fëmijët në spektrin e autizmit” – seminar nga Qendra Komunitare dhe Kompetence

Në vazhdimësi të aktiviteteve të projektit “Qendër Komunitare dhe Kompetence për persona të privuar nga shoqëria”, Malteser Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qendrën e Zhvillimit Rajonal Shkodër, ka organizuar një seminar mbi “Fëmijët në spektrin e autizmit”.

seminari 1nKy seminar trajnues, i mbështetur financiarisht nga Malteser Shqipëri, u mbajt në datat 27-29 maj, me pjesëmarrjen e rreth 40 personave të interesuar të profesioneve të ndryshme të cilët janë të përfshirë në profesionin e tyre me persona me aftësi ndryshe: logopedë, asistentë dhe mësues nga Qendra e Zhvillimit Rajonal; mësues nga shkolla speciale “3 Dhjetori”; mësues dhe asistentë nga shtëpitë familje “Madonnina del Grapa” dhe “Projekti Shpresa”, psikologë, studentë dhe prindër të fëmijëve autikë.
Në seminar referuan Dr. Anita Zacharias, pediatre dhe Dr. Monika Aly, trapiste, nga Gjermania.
Ky seminar u mbajt me qëllim që t’u vijë në ndihmë evidentimit sa më të hershëm të rasteve si dhe rrugët e mënyrat më të mira të trajtimit më të mirë të fëmijëve të spektrit autik.
seminari 4Dy ditët e para ishin kryesisht teorike, ku referueset folën mbi autizmin, tiparet tipike, diagnostifikimin, çfarë lloj terapie duhet të ndiqet, programi TEACCH (Trajtimi dhe edukimi i Autizmit dhe Komunikimi i Lidhur – Fëmijët me aftësi ndryshe), sjelljet problematike dhe cila mbështetje është e dobishme, komunikimi dhe emocionet.
Ditën e tretë pjesëmarrësit u ndanë në  grupe të vogla dhe trajnueset u caktuan detyra praktike se si të punonin me terapi e raste studimi dhe sesioni u përmbyll me diskutime dhe vlerësimet mbi seminarin.
Pjesa e dytë e ditës së fundit ishte një kohë konsultimi me stafin dhe prindërit, e cila përfshinte raste studimi dhe këshillime për prindërit e fëmijëve autistë.
Në fund të seminarit pjesëmarrësve iu shpërndanë Certifikatat e pjesëmarrjes.
Malteser Shqipëri, Bashkia dhe Qendra e Zhvillimit i falënderojnë referueset gjermane Dr. Anita Zacharias, pediatre dhe Dr. Monika Aly, trapiste, të cilat vullnetarisht pranuan që ta drejtojnë këtë seminar mjaft të dobishëm.

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra