Shtyp
PDF

Kamp veror dyditor me vajzat M.C

Në kuadër të projektit “Qendër Komunitare  dhe Kompetence”, një aktivitet i rëndësishëm është ndihmesa që vullnetarët e Malteser Shqipëri ofrojnë për fëmijët dhe vajzat me aftësi ndryshe, të cilët jetojnë tek Shtëpia Misionaret e Bamirësisë (M.C.) Nënë Tereza në Shkodër.

Gjatë kësaj vere një aktivitet i veçantë ishte Kampi veror dyditor me vajzat me aftësi ndryshe të cilat jetojnë në shtëpinë e Motrave.
Njëzet e një vajza me aftësi ndryshe u mirëpritën në kamp në një atmosferë të këndshme nga vullnetarët dhe fëmijët, të cilët i qerasën me pije freskuese dhe ëmbëlsira. Pas mirëpritjes, së bashku me vullnetarët luajtën lojëra me ujë. Më pas vajzat u shoqëruan për në bregdet, ku iu gëzuan plazhit me lojëra të ndryshme, notuan në ujë dhe vallëzuan. Pasditeve ato u kënaqën duke bërë punëdore, duke luajtura me fëmijët e kampit dhe duke vallëzuar. Vullnetarët, të cilët punojnë çdo javë më këto vajza, u përfshinë plotësisht që t’ua bënin ditët sa më të gëzueshme.
 
summer camp mc girls3 nsummer camp mc girls9 nsummer camp mc girls10 nsummer camp mc girls2 nsummer camp mc girls5 nsummer camp mc girls6 nsummer camp mc girls7 nsummer camp mc girls4 nsummer camp mc girls1 nsummer camp mc girls8 n

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra