Shtyp
PDF

Shfaqje filmi për vajzat me aftësi ndryshe

Pas hartimit të një plani aktivitetesh sociale me vajzat me aftësi ndryshe të cilat jetojnë tek Misionaret e Bamirësisë “Nënë Tereza”, në Shkodër, vullnetarët e Malteser kanë dëshiruar që kësaj radhe të plotësojnë dëshirën e vajzave për të parë një film të preferuar prej tyre.
Gjithashtu ata kanë dashur që filmin ta shohin në ambientet e Malteser.
Vajzat, shumë të kënaqura, kanë treguar interes për të parë filmin “Kur po xhirohej një film”. Pas shfaqjes së filmit, vullnetarët që i kanë shoqëruar, kanë biseduar me ta rreth filmit, pse u ka pëlqyer ta shohin, pjesa që u ka bërë më shumë përshtypje etj. Vajzat janë shprehur se kanë përjetuar një ditë shumë të këndshme.
 
film vajzat mc 1nfilm vajzat mc 2n

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra