Shtyp
PDF

“Një ditë së bashku”- mbledh 400 persona në aktivitetin me persona me aftësi të kufizuar iniciuar nga Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser

Dita ndërkombëtare e personave me aftësi ndryshe (të kufizuar), është një përkujtim i cili u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1992.
nje dite bashke 19nQëllimi i këtij përkujtimi është të promovojë një pranim të paaftësisë dhe të mobilizojë mbështetje për dinjitetin, të drejtat dhe mirëqenien e personave me aftësi ndryshe. Çdo vit aktivitetet e ditës fokusohen sipas një teme të caktuar. Tema e vitit 2013 është: “Të thyejmë barrierat, të hapim dyert: për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe zhvillim për të gjithë”.
Në kuadër të kësaj dite, Qendra e Këshillimit dhe e Shërbimit Malteser, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, Projektin “Shpresa”, Qendrën e Zhvillimit dhe shkollat “Branko Kadia”, “Zemra e Krishtit”, Mati Logoreci” e “Shpresa për të Ardhmen” dhe të rinjtë vullnetarë të Malteser, organizoi në Kinema “Millenium” aktivitetin “Një ditë së bashku”.
Ky aktivitet ishte një shfaqje në të cilën interpretuan këngë, recitime dhe valle, jo vetëm fëmijët e shkollave pjesëmarrëse, por edhe personat me aftësi ndryshe të cilët jetojnë tek Shtëpia Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza, tek Projekti “Shpresa” dhe “Qendra e Zhvillimit”. Dy kloun të ftuar, e rritën argëtimin dhe entuziazmin e pjesëmarrësve me disa lojëra të shoqëruara me këngë.
Personat me aftësi ndryshe të cilët jetojnë në shtëpitë-familje të Projektit “Shpresa” dhe të Qendrës së Zhvillimit” kishin sjellë edhe disa punime të bërë prej vetë duarve të tyre.
Në fund të aktivitetit për çdo person me aftësi ndryshe, u shpërndanë disa dhurata, të cilat ishin përgatitur nga nxënësit e shkollave pjesëmarrëse dhe të rinjtë vullnetarë të Malteser.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Projekti “Shpresa” ndihmoi në realizimin e posterave dhe të ftesave, ndërsa shkolla “Zemra e Krishtit” hartoi skenarin e shfaqjes. Vullnetarët e Malteser ndihmuan në transportin e personave me aftësi ndryshe dhe u kujdesën për logjistikën dhe mbarëvajtjen e shfaqjes.
Aktiviteti “Një ditë së bashku” u financua nga Malteser Shqipëri dhe u pasqyrua edhe nga disa televizione lokale dhe kombëtare.
 
nje dite bashke 1snje dite bashke 2snje dite bashke 3snje dite bashke 4snje dite bashke 5snje dite bashke 6snje dite bashke 8snje dite bashke 9snje dite bashke 11snje dite bashke 13snje dite bashke 16snje dite bashke 17snje dite bashke 12snje dite bashke 14snje dite bashke 15snje dite bashke 18s

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra