Shtyp
PDF

Vullnetarët e Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimit vizitojnë Kopshtin Malteser

Bukuria e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri janë vetë fëmijët. Janë hareja, gëzimi, pastërtia, mrekullia vetë.
Ndaj edhe Kopshti Malteser nuk ka pushuar së festuari. Çdo ditë fëmijët këndojnë, recitojnë, vallëzojnë gjatë minutave të pushimit, por atmosfera ndjehet edhe në vizatimet e punimet e fëmijëve më të rritur.
Madje fëmijët kanë pasur edhe vizitorë në kopsht. Vullnetarët e Qendrës së Këshillimit dhe  Shërbimit Malteser, dy prej të cilëve të veshur si babagjysha, kanë krijuar një atmosferë shumë të këndshme dhe fëmijët kanë rindërtuar programin e tyre festiv me vjersha, këngë e valle. “Babagjyshat” kanë luajtur e kënduar bashkë me ta. Një vullnetare, ëmbëlsisht, u ka treguar fëmijëve historinë e lindjes së Krishtit, të shoqëruar me powerpoint. Më pas, “babagjyshat” kanë organizuar një lojë me gjëegjëza, e cila i ka vënë në garë fëmijët se kush e kush të përgjigjet i pari.
Fëmijët e Kopshtit Malteser e kanë përjetuar shumë këndshëm këtë ditë.
 
festat dhjetor kopshti 2sfestat dhjetor kopshti 3sfestat dhjetor kopshti 4sfestat dhjetor kopshti 5sfestat dhjetor kopshti 6sfestat dhjetor kopshti 7sfestat dhjetor kopshti 8sfestat dhjetor kopshti 1s

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra