Shtyp
PDF

“Shkodra dhuron” - Malteser Shqipëri, pjesë e aktiviteteve të fundvitit

Shkodra ka veshur vellon e festave të fundvitit, jo vetëm me zbukurimet e qytetit, por edhe me aktivitete të ndryshme.
Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Malteser Shqipëri, Shërbimin Social, “The Door”, Vernice Art, dhe “Projektin Shpresa” kanë organizuar një aktivitet të shumëllojshëm gjatë ditëve 24-31 dhjetor, të titulluar “Shkodra dhuron”.
shkodra dhuron 1nKëto aktivitete përfshijnë parada në rrugët kryesore të qytetit; shpërndarje dhuratash simbolike; vizita tek shtëpitë e fëmijës, në shtëpinë e të moshuarve, Qendrën e Zhvillimit; aktivitet dhe shpërndarje dhuratash në komunitetin Rom; vizitë në pediatri dhe shpërndarje dhuratash, koncerte dhe lojëra në sheshet kryesore, të cilat do të përmbyllen me paradën me “slitë” në rrugët kryesore të qytetit, duke u dhënë kështu banorëve gëzimin e të festuarit jo vetëm me të afërmit e tyre, por edhe me të njohur e të panjohur.
Malteser Shqipëri është bërë pjesë e këtij aktiviteti të madh. Vullnetarët e saj, dy prej të cilëve të veshur si babagjyshi dhe një kloun, kanë dalë nëpër rrugët e qytetit, duke shpërndarë dhurata simbolike e duke argëtuar fëmijët. Po ashtu, ata kanë shpërndarë dhurata dhe kanë argëtuar fëmijët e shtëpive të fëmijës 0-3 vjeç, 3-6 vjeç dhe 6-16 vjeç.
Aktivitete të tjera presin radhën e njëra-tjetrës, deri më 31 dhjetor, me paradën përmbyllëse dhe urimet për festa.

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra