Shtyp
PDF

Vizitë studimore në Qendrën Sanctae Crucis – Tuz, Mal i Zi

Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, bashkë me përfaqësues të Bashkisë Shkodër, Perfekturës, DAR, përfaqësues të shkollës së fëmijëve me aftësi ndryshe, ka vizituar më 13 prill qendrën për fëmijët me aftësi ndryshe Sanctae Crucis, Tuz në Mal të Zi, një praktikë shumë e mirë dhe e vlerësuar nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kjo vizitë studimore ishte pjesë e fushatës sensibilizuese  organizuar nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, me përfshirjen dhe angazhimin e të gjithë aktorëve në mbështetjen e kësaj kategorie të margjinalizuar, të lënë në harresë nga institucionet shtetërore, me qëllim informimi dhe shkëmbimi pëvojash.
Qendra për fëmijët me aftësi të kufizuara Sanctae Crucis, Tuz në Mal të Zi, ështe themeluar në vitin 2008. Ajo funksionon nën udhëheqjen e At Frano Dushaj, financohet dhe mbështetet nga një shoqatë katolike dhe ka shumë pak mbështetje nga shteti, vetem 20 % të shpenzimeve.
Qendra pret një numër të madh të fëmijëve të besimeve të ndryshme, të cilët trajtohen për 40 diagnoza të ndryshme si: probleme psikosomatike, të aftësive motorike, autizëm etj.
 
vizita malizi 2nsvizita malizi 3nsvizita malizi 5nsvizita malizi 4nsvizita malizi 1ns
 

Back

Partners

linkkolnnhilfe  logo-gsofenbach    logo shkodra