Malteser Shqipëri shpërndan 1800 batanije për familjet e përmbytura në nevojë
Me bashkëpunimin e “Lions Club Albania”, me përfaqësues Z. Gjergj Leqejza, Malteser Shqipëri, bëri të mundur shpërndarjen e këtyre batanijeve:
Më 27 janar 2011, 1000 batanije u shpërndanë për familjet e përmbytura në Komunën e Dajçit, përzgjedhur nga përfaqësuesit e Komunës dhe të Kishës dhe më 17 shkurt 2011, 800 batanije u shpërndanë për familjet e përmbytura në Kryebushat, Barbullush dhe Mali i Jushit, përzgjedhur nga përfaqësuesit e Komunës në Bushat.
Malteser Shqipëri falënderon në mënyrë të veçantë Z. Indrit Mema, Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri, me përfaqësues Z. Luigi Nidito, “Lions Club Albania” me përfaqësues Z. Gjergj Liqejza, për ofrimin dhe bashkëpunimin e tyre për familjet e përmbytura. Falënderimet shkojnë edhe për përfaqësuesit e Komunave dhe të Kishës, që me kujdes përzgjodhën familjet më në nevojë. Një gjest i vogël me dashuri, është një ndihmë e madhe morale dhe shpirtërore për njeriun që vuan.
