Malteser Shqipëri është një OJF shqiptare. Është themeluar nga Malteser Hilfsdienst në Gjermani dhe vepron në Shqipëri që më 1995. Me qendër në Shkodër, aktiviteti i saj fokusohet në fushën mjekësore, sociale dhe mbrojtje civile.
Malteser Shqipëri ka rreth 100 vullnetarë aktivë të cilët shërbejnë në baya vullnetare. Grupi rinor është i përfshirë gjithashtu dhe përfshin moshat 14 – 18 vjeç. vullnetarët janë trajnuar nga organizata dhe janë të aftë të marrin përgjegjësi në fushat në të cilat organizata vepron. Ata janë trupi vital i Malteser Shqipëri dhe suksesi u kushtohet atyre.
Malteser Shqipëri është pjesë e shërbimit lehtësues të Urdhrit të Maltës në mbarë botën. Është krijuar dhe shërben në bazë për përvojës së Malteser Gjermani. Është gjithmonë e angazhuar mbi vlerat e krishtera dhe principet humanitare për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Ashtu si edhe gjatë shekujve Malteser Shqipëri zhvillohet dhe rritet e frymëzuar nga motoja “Tuitio fidei et obsequium pauperum” – “Dëshmia e Besimit dhe ndihma për nevojtarët”
Linja e veprimit të Malteser Shqipëri është të mbështesë njerëzit kudo në Shqipëri përmes veprimtarisë mbështetëse, programeve dhe shërbimit lehtësues.
Malteser Shqipëri është i angazhuar që të sigurojë një të ardhme më të mirë për popullsinë në nevojë duke i ofruar shërbime, të cilat përfshijnë potencialitetin pozitiv të shoqërisë dhe rritjen e mirëqenies ekonomike duke kombinuar aftësitë e grupit target me ekspertizën më të mirë të stafit dhe vullnetarëve të Malteser Shqipëri.