Një nga aktivitetet kryesore të Malteser Shqipëri është e lidhur me kujdesin shëndetësor. Ky aktivitet përfshin:
- Mbulimin e shërbimit mjekësor bazë në zonat e thella malore dhe popullsinë lokale, si: vizita mjekësore, terapi të nevojshme, analiza laboratorike, konsultime mjekësore të specializuara, transporte urgjente në spitale etj,
- Ndihmë mjekësore për komunitetin Rom dhe Egjiptian,
- Trajnime mbi edukimin shëndetësor për popullsinë lokale,
- Trajnimeve të Ndihmës së Parë për anëtarët e Malteser dhe anëtarët e disa organizatave të tjera të interesuara,
- Trajnimeve të Ndihmës së Parë për vullnetarët e Malteser,
- Trajnimeve të Ndihmës së Parë për policinë rrugore dhe forcat speciale të policisë në qytete të ndryshme,
- Trajnimeve të Ndihmës së Parë për nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme sipas një marrëveshjeje të bërë me
- Ministrinë e Arsimit në Shqipëri.
- Trajnim në Edukimin Shëndetësor mbi kancerin e gjirit dhe të mitrës për gra dhe shpërndarje fletëpalosjesh.
Së Bashku në Luftë Kundër Kancerit
Gjatë vizitës në IAEA, Kryetari Suprem i Urdhrit Ushtarak Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij Princi dhe Mjeshtri i Madh Fra’ Matthew Festing, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të IAEA, Yukiya Amano.
Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Urdhrit të Maltës, Kancelari i Madh Jean-Pierre Mazery dhe Masud Samiei, Drejtor i PACT, nënshkruan Marrëveshjen Praktike për të mbështetur kontrollin e plotë të kancerit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Çfarë është IAEA
IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) është qendra botërore e bashkëpunimit në fushën bërthamore. Ajo u ngrit si organizatë botërore “Atomet për Paqen” në vitin 1957 brenda familjes së Kombeve të Bashkuara. Agjencia punon me shtetet anëtare të saj dhe partnerët e shumtë në mbarë botën për të promovuar teknologjinë bërthamore të sigurt dhe paqësore.
Misioni i IAEA-së konsiston në: Sigurinë dhe Parrezikshmërinë; Shkencën dhe Teknologjinë, Masat mbrojtëse dhe Verifikimin.
Programi IAEA – PACT
PACT u krijua brenda IAEA-së në vitin 2004 për të ndërtuar mbi përvojën e Agjencisë në mjekësinë dhe teknologjinë e rrezatimit dhe, me një mision që t’u mundësojë vendeve në zhvillim që të prezantojnë, zgjerojnë ose përmirësojnë kapacitetin e kujdesit dhe të shërbimeve ndaj kancerit në një mënyrë të qëndrueshme. PACT e bën këtë duke integruar radioterapi në një program gjithëpërfshirës të kontrollit të kancerit që rrit efektivitetin dhe ndikimin terapeutik. PACT integron dhe radhit parandalimin e kancerit, shqyrtimin dhe zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kujdesin paliativ. Bazuar në Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, PACT gjithashtu adreson sfida të tjera, të tilla si mbështetje afatgjatë për edukim dhe trajnim të vazhdueshëm të profesionistëve të kujdesit ndaj kancerit në vendet në zhvillim.
Lufta Kundër Kancerit në Shqipëri
Me një popullsi prej rreth 3.1 milion njerëz dhe rreth 7 700 raste të reja të kancerit çdo vit, kërkesa e Shqipërisë për kujdes ndaj kancerit në masë të madhe e tejkalon kapacitetin në dispozicion. IAEA e ndihmon vendin në identifikimin e fushave prioritare për luftimin e kancerit dhe ka angazhuar fonde për blerjen e një makine radioterapie kobalt-60. PACT i IAEA-së dhe partnerët e saj e mbështesin Shqipërinë në trajnimin dhe edukimin e specialistëve të kancerit, si dhe në rritjen e vetëdijes në lidhje me përfitimet e një qasjeje holistike për ofruar përkujdesje ndaj kancerit. Megjithatë, shihet ende një nevojë e madhe për trajnimin dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.
Gjithashtu, është bërë edhe trajnimi i stafit mjekësor, i cili do të punojë në drejtim të diagnostifikimit të kancerit të gjirit me gratë e grupmoshave të ndryshme.