Aktivitetet sociale janë pjesë e punës së Malteser Shqipëri ofruar për:
- Komunitetet e varfra në zonën veriore,
- Popullsinë Rome dhe Egjiptiane,
- Familjet në vështirësi social-ekonomike,
- Fëmijët me aftësi të kufizuar psikike dhe mendore,
- Fëmijë të familjeve në nevojë apo të paintegruar në shoqëri,
- Të moshuar.
Mes aktiviteteve mund të përmendim:
- Integrimi social,
- Edukim dhe trajnim,
- Trajnim profesional,
- Përfaqësim dhe lobing,
- Këshilla ligjore dhe të drejtat e mbrojtjes.
- Shkolla – kampi veror është njëri prej aktiviteteve sociale që i ofron fëmijëve Romë, Egjiptianë dhe fëmijëve nga zona të thella malore jo vetëm mundësinë për të kaluar disa ditë në plazh, por edhe për të mësuar e për t’u socializuar me miq të rinj
- Më e rëndësishme: Këta njerëz të moshave të ndryshme dhe të mjediseve e aftësive të ndryshme e ndjejnë që dikush kujdeset për ta dhe bën diçka për të mirën e tyre.