Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës është një Organizatë e cila ka si qëllim mbështetjen e personave në nevojë dhe të margjinalizuar pa paragjykim race, feje, apo aftësie.
Pranë zyrës së Malteser ndodhet “Qendra e këshillimit dhe e shërbimit Malteser”, e cila shërben që prej tre vitesh si pikë referimi për personat me aftësi ndryshe, veçanërisht për fëmijët.
Qendra është në shërbim e hënë-premte me një staf të specializuar si logoped, psikolog, fizioterapist, të cilët bëjnë të mundur një sërë shërbimesh: këshillime logopedike, këshillime dhe shërbime të tjera mbështetëse mbi autizmin, shërbime fizioterapie etj., duke ofruar shërbim falas për 50 fëmijë të rajonit verior. Të nxitur nga kjo përvojë e suksesshme me këtë kategori njerëzish, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, DAR, Tv Rozafën dhe Star Plus do të realizojë gjatë muajit prill këto aktivitete sensibilizuese mbi autizmin:
-Vendosjen e një video – projektori përballë Bashkisë për katër fundjavat e muajit prill, ku do shfaqet një spot sensibilizues mbi Autizmin.-Punonjësit e Bashkisë Shkodër do të mbajnë një spilë sensibilizuese “Autizmi nuk zgjedh”, në ditën ndërkombëtare të Autizmit, ideuar nga Malteser Albania, DAR dhe Bashkia Shkodër.
-Shfaqjen e spotit sensibilizues në televizionin lokal STAR-plus, TV-Rozafa gjatë gjithë muajit Prill.
-Gjatë ndeshjeve të Superligës në muajin prill, futbollistët e Vllaznisë do të mbajnë uniformën sensibilizuese “Autizmi nuk zgjedh” gjatë të gjitha ndeshjeve të futbollit të ekipit të Vllaznisë. Kjo do fillojë me ndeshjen e parë Skëndërbeu – Vllaznia (2 prill, ora 19.00). Më 9 prill, ora 16.00, në fushën “Reshit Rusi”, Shkodër do të zhvillohet ndeshja Vllaznia – Teuta dhe futbollistët do të shoqërohen gjatë daljes së tyre në fushë nga fëmijë autikë të qendrës Malteser.-Në bashkëpunim me DAR Shkodër, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës do të organizojë një marshim sensibilizues me pjesëmarrjen e 6 shkollave, i cili do finalizohet me një program artistik të shkollës “3 Dhjetori” përpara Bashkisë dhe një aktivitet sportiv në një nga ambjentet e shkollave pjesmarrëse.
-Do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe, “Integrimi i fëmijëve të paaftë”
