Një Qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Në shumë vende të botës organizohen festime të ndryshme, me fëmijë si protagonistë, të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen e të gjithë njerëzve në drejtim të mirëqenies së tyre.
Përveçse është një ditë festive, është edhe një ditë sensibilizimi, përmes së cilës i thuhet “Jo” dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve, kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhen pikërisht përmes këtyre lojërave festive.Në këtë ditë kaq të mirëpritur për fëmijët, Malteser Shqipëri ka organizuar një aktivitet me fëmijët Rom. Fëmijët Rom kanë kaluar një ditë të veçantë në shoqërinë e vullnetarëve të Malteser, të cilët kanë organizuar lojëra, këngë e recitime. Së bashku kanë bërë një shëtitje shumë të këndshme, edhe pse moti nuk ka qenë në favorin e tyre.
Pasi janë kthyer në Fshatin e Paqes, fëmijët janë ndarë në dy skuadra: djemtë kanë luajtur futboll, ndërsa vajzat kanë luajtur volejboll, e disa lojëra të tjera argëtuese.
