Qershori ka filluar me emocione për fëmijët e Kopshtit Malteser dhe edukatoret e tyre. Ata janë përgatitur për dy festa: 1 qershorin, ditën e tyre dhe përcjelljen e shokëve më të mëdhenj për në klasën e parë.
Është tashmë traditë edhe për kopshtin Malteser që fëmijët, të cilët në shtator do të hyjnë në klasë të parë, të jenë në qendër të aktivitetit të “lamtumirës” nga kopshti i tyre, e cila kulmon me dhënien e certifikatave të vlerësimit për këta fëmijë.
Në ditën e aktivitetit, të gjithë fëmijët ishin “në lulëzim”, të veshur bukur dhe të zbukuruar me lule. Ata kanë dhënë një shfaqje të këndshme para prindërve dhe edukatoreve të tyre, me vjersha, kërcime, një dramatizim dhe lojëra argëtuese.
Festa është përmbyllur me dhënien e certifikatave 11 fëmijëve, të cilët në shtator do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.