Në kuadrin e aktiviteteve të shumta të organizuara me rastin e 20-vjetorit të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, u organizua një aktivitet kulturor-artistik me fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian, në bashkëpunim me vullnetarët e Malteser.
Në këtë aktivitet u performuan këngë dhe recitime të ndryshme. Mes fëmijëve, këndoi edhe Marjana Begu, vajza Rome, e cila fitoi çmimin e parë tek festivali “Bilbilat e vegjël”.
Aktiviteti u ndoq nga miq dhe financues, vullnetarë të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, të cilët më pas u ftuan në një koktej në mjediset e mrekullueshme të Fshatit të Paqes.

