Ditët e krezhmëve janë shumë intesive me aktivitete shpirtërore, sensibilizuese e sociale për të gjithë besimtarët, por veçanërisht për vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës.
Si çdo të premte gjatë kohës së kreshmëve, vullnetarët janë organizuar në shpërndarjen e ushqimeve për njerëzit në nevojë, shoqërimin e personave me aftësi ndryshe për të lutur Udhën e Kryqit në Katedralen e Shkodrës etj.
Kjo e premte ka qenë disi ndryshe për të gjithë vullnetarët, pasi aktivitetet e tyre kanë kulmuar me lutjen “24 orë me Zotin”, e cila është mbajtur në kuadrin e porosive të Atit të Shenjtë në çdo dioqezë në kohën e Krezhmëve.
Në Katedralen e Shën Shtjefnit lutja u mbajt më 4 e 5 mars dhe pjesë e kësaj lutjeje për dy orë ishin edhe stafi dhe vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës.