Në një atmosferë të ngrohtë dhe falënderuese, u kremtuan 30 vite shërbim, solidaritet dhe bashkëpunim me partnerë, vullnetarë dhe miq ndër vite. Gjatë eventit u mbajtën fjalime përshëndetëse dhe u shpërndanë çertifikata e dekorata mirënjohjeje për vullnetarët dhe stafin që kanë dhënë kontribut të çmuar në këtë rrugëtim. Pas eventit u kremtua edhe Mesha e Shenjtë, e udhëhequr nga Mons. Giovanni Peragine, në Kishën Françeskane. “Forca e Krishtit nuk shfaqet me dhunë apo pushtet, por me shërbim të përulur dhe afërsi konkrete ndaj atyre që vuajnë” – tha Mons. Peragine në homeli, duke vlerësuar punën tonë. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë dhe mbeten pjesë e këtij rrugëtimi për një komunitet më të mirë! Mirënjohje për çdo kontribut! #MalteserShqipëri30Vite #Solidaritet #Shërbim #Mirënjohje #Shkodër





















