Me dt 21maj 2015, , në kuadër të aktiviteteve për kremtimin e 20-vjetorit të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, u realizua trajnimi i Maskës/Tubit Laringit me studentët e fakultetit të Infermierisë Shkodër.
Në këtë trajnim, i cili kishte si synim dhënien e informacionit mbi Maskën/Tubin Laringit, përdorimin e tyre dhe reanimimin me mbështetje respiratore, morën pjesë 60 studentë të vitit të III-të të infermierisë.
Në fund të trajnimit, i cili u drejtua nga Dr. Michael Faber, ish-president i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës dhe mbështetës i saj, studentët u pajisën me certifikatë.

