Në datat 20 dhe 22 maj 2015, në kuadër të aktiviteteve për kremtimin e 20-vjetorit të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, u realizua trajnimi i Ndihmës së Parë me studentët e fakultetit të Infermierisë Shkodër. Në këtë trajnim morën pjesë 60 studentë të vitit III-të të infermierisë.
Temat e paraqitura mbështeteshin në metodat e mjetet e vlerësimit të gjendjes së pacientit, njohjen e situatave të rrezikshme për jetën, përcaktimi i parametrave jetësorë etj.
Në fund të trajnimit, drejtuar nga Z. Gregorio Barbieri, instruktor i Organizatës Italiane të Urdhrit të Maltës dhe mbështetës në disa drejtime për Organizatën Shqiptare,i studentët u pajisën me certifikatë.




