Në kuadër të 8 – Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, Qendra Multifunksionale Malteser Lezhë, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë organizuan aktivitetin e përbashkët, në të cilin u pasqyruan kultura, tradita dhe arti i komunitetit Rom! Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe panairi i larmishëm i punimeve të dorës dhe i kuzhinës tradicionale të Romëve! Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Bashkisë, Z.Pjerin Ndreu falenderoi organizatat e shoqërisë civile për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të këtij komunitetit! #InternationalRomaDay #8april #romacommunity #RomaIntegration #multidisciplinarycentermalteserlezha







