“Me rreth 10 -12 milion njerëz që jetojnë në Evropë, komuniteti Rom është minoriteti etnik më i madh në Evropë. Për dekada ata janë të ekspozuar ndaj dyshimit, mitologjisë, diskriminimit, dëbimit, skllavërisë dhe gjenocidit, duke jetuar jashtë kufijve të shoqërisë.
Sa më shumë që bota po fshin kufijtë, aq më shumë qytetarët e saj duhet të thyejnë paragjykimet dhe të jetojnë si njerëz të lirë. Evropa është plot me Romë të cilët janë studentë dhe mësues, mjekë dhe infermierë, gjykatës, inxhinierë, muzikantë dhe artistë.Asnjë nuk është i mirë apo i keq për shkak të origjinës etnike, dhe përveç kësaj, secili prej nesh, në një mënyrë apo tjetër mund të jetë një minoritet i klasifikuar nga të tjerët. Një vend nuk mundet kurrë të përparojë nëse qindra apo mijëra njerëz i hiqen planeve të shoqërisë për zhvillim.
Nuk duhet të ketë njerëz me potenciale të papërdorura apo të papërmirësuara plotësisht. Sot kushdo mund të kontribuojë për pasurinë e përbashkët të së ardhmes. Askush që ka paragjykime apo frikësohet nga një racë, ngjyrë apo religjion tjetër, nuk mund të jetë i lirë. Dhe duke krijuar biseda duhet të punojmë përherë e më shumë për mendje që të shpërthejmë burgjet e vetëkrijuara.
Projekti PAIRS ka si qëllim që të mbledhë shembuj pozitivë të politikave sektoriale dhe lokale të cilët kanë shërbyer për një përfshirje efikase të komuniteteve Rome në Shqipëri, Bullgari, Hungari, Itali dhe Rumani. Nëse keni ndonjë histori që ia vlen ta bashkëndani, na gjeni në Facebook ose shkruani në ypelovska@osi.bg. Apo thjesht shpërndajeni këtë tekst.”
