
Këtë vit Malteser Shqipëri vendosi të festonte ditën e gruas, më 8 Mars, me një grup grash, paciente të Spitalit të sëmurëve mendorë në Shkodër.
Kjo festë u festua në dy ambiente: tek spitali i të sëmurëve mendorë dhe në qendrën Kolping.
Në këtë ditë, disa nga vullnetarët dhe stafi i Malteser shkuan në Spital. Aty ata festuan me 20 gra, duke i ofruar ëmbëlsira dhe duke gëzuar me to, që ato të mund ta ndienin sado pak atmosferën e festës.
Pastaj Malteser shkoi tek qendra Kolping për të festuar me një grup tjetër të grave, që gjithashtu janë paciente të Spitalit të sëmurëve mendorë. Edhe aty, ata i ofruan atyre ëmbëlsira dhe gëzuan me to.
Gratë ishin shumë të lumtura, sepse ndien atmosferën e festës së gruas si të gjitha gratë të cilat e festojnë këtë ditë.
