Muaji tetor është muaji ndërkombëtar i vetëdijësimit për integrim në shoqëri të të gjithë personave të prekur me sindromën down.
Një prej aktiviteteve të organizuara nga vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës në kuadër të këtij muaji sensibilizues, ka qenë vizita e bërë në shtëpinë e Bamirësisë në Laç Vau-Dejës, bashkë me këtë kategori fëmijësh.
Gjatë vizitës së tyre, 30 fëmijë me sindromën down dhe persona me aftësi ndryshe janë argëtuar në shoqërinë e vullnetarëve nën tingujt e këngëve të tyre të preferuara.
Gjithashtu janë organizuar edhe lojëra të ndryshme argëtuese dhe një koktej në ambientet e mbrekullueshme të kësaj shtëpie.
Aktiviteti ka përfunduar me një lutje të përbashkët falenderimi.