Bashkia Shkodër dhe Klubi shumësportësh “Vllaznia organizuan më 15 shtator aktivitetin sportiv “Triathlone Labeat” në liqenin e Shkodrës në Shirokë, një nga perlat turistike dhe klimaterike të Shkodrës.
“Triathlon”- nga greqishtja τρεις apo treis (tre) dhe αθλος apo athlos (garë); përfshiu garën e tri disiplinave: 750 m not, 10 km çiklizëm dhe 5 km atletikë.
Me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Z. Lorenc Luka, Malteser Shqipëri mori pjesë me Skuadrën e Ndihmës së Parë për të asistuar në këtë aktivitet.