Vajzat me aftësi ndryshe, të cilat jetojnë në Shtëpinë “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza” në Shkodër, janë shumë shpesh pjesë e aktiviteteve që Malteser Shqipëri zhvillon me persona me aftësi të kufizuar.
Gjatë kësaj kohe, ato kanë qenë pjesë e shumë aktiviteteve brenda dhe jashtë në natyrë, si: kinema, ecje në qytet, ekskursione, lojëra argëtuese etj,.
Të gjitha aktivitetet janë organizuar dhe zhvilluar sipas dëshirave të vetë vajzave dhe vullnetarët e Malteser kanë shprehur dëshirën dhe gatishmërinë që të jenë pranë këtyre vajzave, sytë e të cilave shndrisin dhe zemrat e të cilave rrahin me gëzim kur janë në shoqëri të vullnetarëve, të cilat nga ana e tyre përpiqen t’u ofrojnë sa më shumë dashuri që të jetë e mundshme.